Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kamëz
Biznesmeni Safet Gjici dhe kryetari aktual i Bashkisë Kamëz konkurrojnë për postin e kryebashkiakut në njësinë administrative me densitetin më të lartë të popullsisë në vend dhe rrjedhimisht, bashkinë me më shumë nevoja për investime në infrastrukturë. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kamëz dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidati i majtë i Bashkisë Kamëz beson se problemi më i madh është neglizhenca e qeverisjes aktuale ndaj një pjese të madhe të popullsisë si dhe premton se investimi i parë do të jetë për furnizimin me ujë.