Interview5 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Lushnje

Darien Xhindoli, jurist, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Lushnje me Fatos Tushen, gjithashtu jurist, ish deputet dhe aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Lushnjë, i cili garon në emër të Partisë Socialiste. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Lushnje dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Author: Ina Baçinozi BIRN Lushnje
Print

Darien Xhindoli | Foto nga : Facebook

Darien Xhindoli

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Lushnjes thotë se rindërtimi i qendrave shëndetësore dhe shkollave si dhe krijimi i mjediseve për shplodhje dhe për aktivitete sportive do të jenë synimet e tij kryesore.

Fatos Tushe | Foto nga : Facebook

Fatos Tushe

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lushnje premton se do të punojë para së gjithash për zhvillimin e bujqësisë në zonën që konsiderohet si hambari i Shqipërisë.