Interview10 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Konispol

Katër kandidatë konkurrojnë për postin e Bashkisë së re Konispol. Anastas Guda, inxhinjer ndërtimi, kandidon në emër të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me Ismail Murtaj, kryetari aktual i komunës Markat dhe kandidat i Partisë Demokratike, Shuaip Beqirin, mjek i cili, garon për Partinë Socialiste dhe Fatmir Sheron, ish oficer policie dhe biznesmen, i cili kandidon si i pavarur. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Konispol dhe ia shtroi këto pyetje tre nga katër  kandidatëve. Kandidati i pavarur nuk u arrit të intervistohej.

Author: Laureta Roshi BIRN Konispol
Print

Anastas Guda

Anastas Guda

Kandidati i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për bashkinë e re Konispol premton se do të punojë për furnizimin me ujë si dhe do të nxisë zhvillimin e bujqësisë duke riazhornuar regjistrin e tokave bujqësore.

Ismail Murtaj

Ismail Murataj

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e re Konispol premton rikthim të shkollës bujqësore në fshatin Mursi si dhe ujë të pijshëm për qytezën e Konispolit.

Shuaip Beqiri

Shuaip Beqiri

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e re Konispol premton se do të përqendrohet te shfrytëzimi i potencialit bujqësor dhe blegtoral të zonës.