Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Belsh

Arif Tafani nga Partia Socialiste, Asqeri Kuqja nga Partia Demokratike dhe Besjon Tafani, i pavarur, konkurrojnë për postin e kryebashkiakut të Belshit. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Belsh dhe ia shtroi këto pyetje të tre kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Profili i bashkisë Belsh

Belshi është një nga të paktat bashki të reja të cilat shtrihen tërësisht në zona rurale. Prania e një numri shumë të madh liqenesh karstike, si dhe pyjet e dushkut, i japin kësaj zone tiparin dallues nga bashkitë e tjera.