Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Devoll

Bledjon Nallbati, ekonomist, ish punonjës i doganës së Kapshticës, kandidon për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë Devoll me Kosta Qajën, jurist, kandidat i Partisë Socialiste.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Bilisht dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e Kosta Qajës mund t’i gjeni këtu. Kandidati Nallbati refuzoi të intervistohej.

Profili i bashkisë Devoll

Në bashkinë Devoll sigurimi i kapaciteteve grumbulluese frigoriferike dhe tregjeve të shitjes për produktet bujqësore janë dy nga sfidat me te cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re.