Interview10 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Himarë

Katër kandidatë konkurrojnë për postin e Bashkisë së re Himarë. Dionisios – Fredis Beleris konkurron për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me Lefteri Priftin, një ekonomiste që konkurron në emër të Partisë Demokratike, Jorgo Goron, ish – ushtarak, aktualisht kryetar i bashkisë Himarë për Partinë Socialiste dhe Vladimir Kumin, kryetar aktual i komunës Lukovë, i cili kandidon si i pavarur. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Himarë dhe ia shtroi këto pyetje tre kandidatëve. Kandidati i pavarur nuk u arrit të intervistohej.

Author: Jerola Ziaj BIRN Himarë
Print

Dionisios – Fredis Beleris | Foto nga : Facebook

Dhionisios Beleri

Kandidati i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për bashkinë e re Himarë konsideron si urgjente rindërtimin e shkollës së mesme si dhe premton transport publik falas mes fshatrave.

Lefteri Prifti

Lefteri Prifti

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e re Himarë premton certifikimin e pronave dhe leje ndërtimi të rregullta për investime të sigurta. Ajo premton gjithashtu se do të favorizojë banorët në dhënien e plazheve për shfrytëzim në krahasim me bizneset.

Jorgo Goro

Jorgo Goro

Kryetari aktual i bashkisë Himarë dhe kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e re premton vijimin e punëve të mandatit aktual, kësaj here në territorin e një bashkie më të madhe.