Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Vau i Dejës

Gjokë Lleshi nga Partia Socialiste garon me Zef Hilën nga Partia Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë së re Vau i Dejës.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Vau i Dejës dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e kandidatit Gjokë Lleshi i gjeni këtu. Zef Hila refuzoi të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Sarandë

Floriana Koka, e diplomuar në gazetari dhe e punësuar si drejtoreshë e burimeve njerëzore në bashkinë aktuale Sarandë, garon në emër të Partisë Socialiste me Kreshnik Bozhon, ish-ushtarak, me ekspericën në menaxhimin e kompanive private, i cili garon në emër të Partisë Demokratike. Kandidati Niko Kuri i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) u tërhoq nga gara.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Sarandë dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e kandidatit Kreshnik Bozho i gjeni këtu. Floriana Koka refuzoi të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Mirditë

Ndrec Dedaj, ish oficer i policisë bashkiake të Tiranës dhe ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, konkurron për Partinë Socialiste për postin e kryetarit të bashkisë së re Mirditë me Gjergj Prengën, ish-oficer policie, aktualisht kryetar i komunës Fan, i cili garon për Partinë Demokratike.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Mirditë dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e kandidatit Ndrec Dedaj i gjeni këtu. Gjergj Prenga refuzoi të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Shkodër

Keti Bazhdari nga Partia Socialiste konkurron për postin e kryetares së bashkisë së re Shkodër me Voltana Ademin nga Partia Demokratike. Në garë është edhe Vullnet Elbasani.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Shkodër dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e Keti Bazhdarit i gjeni këtu. Voltana Ademi refuzoi të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Malësia e Madhe

Ardian Hysa nga Partia Social Demokrate konkurron me Anton Kokaj, një ish-oficer i policisë financiare, aktualisht biznesmen në hidrokarbure dhe ndërtim, i cili garon për Partinë Demokratike dhe Tonin Marinajn nga Partia Socialiste, biznesmen, ish-drejtor i burimeve njerëzore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Malësia e Madhe dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Tonin Marinaj iu përgjigj pyetjeve ndërsa Anton Kokaj refuzoi. Ardian Hysa nuk u arrit të kontaktohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Elbasan

Ardjan Turku, profesor, ish-kryetar i bashkisë së qytetit të Elbasanit nga Partia Demokratike, konkurron me kryetarin aktual të këtij qyteti, Qazim Sejdini, një ish mësues nga partia Socialiste për postin e kryetarit të bashkisë së re Elbasan.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Elbasan dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Konispol

Katër kandidatë konkurrojnë për postin e Bashkisë së re Konispol. Anastas Guda, inxhinjer ndërtimi, kandidon në emër të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me Ismail Murtaj, kryetari aktual i komunës Markat dhe kandidat i Partisë Demokratike, Shuaip Beqirin, mjek i cili, garon për Partinë Socialiste dhe Fatmir Sheron, ish oficer policie dhe biznesmen, i cili kandidon si i pavarur.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Konispol dhe ia shtroi këto pyetje tre nga katër  kandidatëve. Kandidati i pavarur nuk u arrit të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Himarë

Katër kandidatë konkurrojnë për postin e Bashkisë së re Himarë. Dionisios – Fredis Beleris konkurron për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me Lefteri Priftin, një ekonomiste që konkurron në emër të Partisë Demokratike, Jorgo Goron, ish – ushtarak, aktualisht kryetar i bashkisë Himarë për Partinë Socialiste dhe Vladimir Kumin, kryetar aktual i komunës Lukovë, i cili kandidon si i pavarur.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Himarë dhe ia shtroi këto pyetje tre kandidatëve. Kandidati i pavarur nuk u arrit të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Vlorë

Dritan Leli, mjek, Doktor i Shkencave, konkurron për postin e kryetarit të Bashkisë Vlorë në emër të Partisë Socialiste me Genc Deromemaj, inxhinjer dhe jurist me eksperiencë pune në industrinë e ndërtimit, i cili konkurron për Partinë Demokratike dhe me Vasil Bedinajn, i diplomuar për drejtësi dhe biznesmen me eksperiencë të gjatë në sektorin e turizmit.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Vlorëdhe ia shtroi këto pyetje të tre kandidatëve. Kandidati Dritan Leli refuzoi kërkesat e përsëritura të BIRN për t’u intervistuar. Përgjigjet e dy kandidatëve të tjerë mund t’i gjeni këtu.