Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Lezhë

Fran Frrokaj, kryetar aktual i komunës së Shën Kollit, i diplomuar në inxhinjeri mekanike dhe drejtësi, me eksperiencë pune në Policinë Rrugore, konkurron në emër të Partisë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Lezhë me Viktor Tushajn, i diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe për drejtësi, me eksperiencë si biznesmen në fushën e ndërtimit, i cili garon në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe që aktualisht është kryetar i bashkisë Lezhë.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Lezhë dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kukës

Bashkim Shehu, jurist, ish-drejtues policie dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Kukës me Hasan Halilaj, ekonomist me titullin Mjeshtër Shkencor, i cili është kryetari aktual i Bashkisë Kukës i zgjedhur në emër të Partisë Demokratike por që kësaj here konkurron për koalicionin e majtë në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kukës dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve. Kandidati Hasan Halilaj refuzoi të përgjigjet, ndërsa përgjigjet e kandidatit Bashkim Shehu mund t’i gjeni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Pogradec

Eduart Kapri ekonomist, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Pogradec me Diana Mile, arkitekte, e cila konkurron për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Pogradec dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Patos

Luan Mustafaj, ekonomist, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Patos me Rajmonda Balilaj, kryetare aktuale e bashkisë Patos, e cila konkurron për Partinë Socialiste.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Patos dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Gjirokastër

Igli Kokalari, mjek kirurg konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Gjirokastër me Zamira Ramin, e diplomuar në ekonomi, aktualisht prefekte e Qarkut Gjirokastër, e cila konkurron në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Gjirokastër dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Lushnje

Darien Xhindoli, jurist, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Lushnje me Fatos Tushen, gjithashtu jurist, ish deputet dhe aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Lushnjë, i cili garon në emër të Partisë Socialiste. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Lushnje dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Dibër

Ilir Krosi, i diplomuar për inxhinjeri ndërtimi dhe për drejtësi, aktualisht kryetar i bashkisë Peshkopi, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Dibër me Shukri Xhelilin, ekonomist, i cili konkurron për Partinë Socialiste. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Dibër dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Skrapar

Hajredin Bakiasi, inxhinjer pyjesh konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Skrapar përballë Nesim Spahiut, ekonomist agrar, kryetar aktual i bashkisë Çorovodë për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Skrapar dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Berat

Kasëm Mahmutaj, i diplomuar në Agronomi dhe aktualisht drejtor i Bankës Credins në Berat, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Berat me Petrit Sinaj, me profesion mësues, aktualisht, kryetar i Këshillit të Qarkut Berat, i cili konkurron për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Berat dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kuçovë

Myslym Haxhi nga Partia Demokratike dhe Selfo Kapllani nga Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë për postin e kryebashkiakut të Kuçovës. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kuçovë dhe ia shtroi këto pyetje tre kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.